​Osmani: Interesimi im është që vizita në veri të jetë sa më parë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se është interesuar që sa më parë të vizitojë komunat në veri.
“Interesimi im është që edhe vizita në veri të jetë sa më parë të jetë e mundur, në komunën e Mitrovicës Veriore, por edhe komunat tjera në veri. Të gjithë qytetarët, pavarësisht etnisë, janë të barabartë dhe duhet të ulemi t’i diskutojmë kërkesat që kanë dhe sfidat me të cilat ballafaqohen”, ka deklaruar ajo gjatë vizitës së sotme në Mitrovicë.
Ajo ka theksuar se në këtë pjesë ka probleme të sundimit të ligjit, të cilat janë shkaktuar nga banda ilegale të financuara dhe mbështetura nga Serbia.
Pas takimit me kryetarin e Mitrovicës Bedri Hamaz, presidentja Osmani tha se po planifikon vizita në të gjitha komunat e Kosovës, për çka shtoi se është në komunikim edhe me ato të cilat udhëhiqen nga komunitetet jo-shumicë./21Media
 

Back to top button