Kurti: Po shqyrtojmë mundësinë të bëjmë zgjerimin e rrugës ekzistuese Prishtinë-Pejë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se po shqyrtohet mundësia e zgjerimit të rrugës ekzistuese Prishtinë-Pejë. Kështu Kurti tha duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit të AAK-së, Shemsedin Dreshaj.
“Shumë herët do të duhej të përfundonte rruga Prishtinë-Pejë pasi është i rëndësisë të veçantë. Ashtu si do të duhej të përfundonte rruga Prishtinë-Podujevë dhe ajo Prishtinë-Mitrovicë. Ne po e shqyrtojmë mundësinë të bëjmë zgjerimin e rrugës ekzistuese pasi mund të bëhet me gjysmën e çmimit me variantin që e kemi anuluar. Pas këtij shqyrtimi do të vendosim si do të vazhdohet më tutje”, tha Kurti./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?