​Parashikimi i motit për nesër dhe pasnesër

Gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, me diell por edhe shi e shkarkime rrufesh.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se të premten do të ketë mot më stabil derisa në fundjavë sërish mot jo stabil me shi, shkarkime rrufesh dhe stuhi lokale.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 26-30gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi perëndimit dhe veriperëndimit.
Sot në orët e pasdites, stuhia ka përfshirë Babushin e Lipjanit me ç’rast ka shkatërruar kulmin e shkollës së mesme të ulët “Ernest Koliqi” dhe shumë drunj të thyer u panë në oborrin e kësaj shkolle./21Media

Back to top button