Yll Limani konfirmohet si performues në “Sunny Hill Festival 2022”

Po vazhdon zbulimi i artistëve që do të jenë pjesëmarrës në festivalin “Sunny Hill”, në Prishtinë.
Pjesë e festivalit do të jetë edhe këngëtari i njohur Yll Limani. Kjo është konfirmuar në faqen zyrtare të “Sunny Hill Festival” në Instagram.
“YLLI, jemi shumë të lumtur të njoftojmë se skena jonë do të shkëlqejë edhe më shumë me super hitet e Yll Limanit”, thuhet në njoftim.


Festivali “Sunny Hill” është vendosur të mbahet edhe në Prishtinë edhe në Tiranë.
Në Prishtinë, “Sunny Hill” rikthehet në datat e paracaktuara, përkatësisht 4, 5, 6 dhe 7 gusht, ndërkaq në Tiranë më 26, 27 dhe 28 gusht./21Media

Back to top button