​Pas dorëheqjes së Bashës, reagon Berisha

Pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike, ka reaguar Sali Berisha.
Në një postim në Facebook Berisha ka ftuar demokratët të punojnë së bashku për një Parti Demokratike më të bashkuar.
“Bashkimi i demokratëve mbi bazën e kontributeve të tyre është përparësia e PD. Të dashur miq, rikthimi te vota e lirë e çdo demokrati dhe njohja e kontributeve të gjithësecilit është rruga e vetme që sjell bashkimin dhe më pas fitoren e PD-së. Ftoj demokratet dhe demokratët kudo që janë, të punojmë së bashku për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur. Rroftë Partia Demokratike”, ka shkruar Berisha në Facebook.
Lulzim Basha më herët njoftoi dorëheqjen e tij nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike./21Media

Back to top button