​Pendarovski sot viziton Kosovën

 
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot do të qëndrojë për vizitë në Kosovë, ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani.
Sipas agjendës, në orën 09:00, Osmani do ta presë Pendarovski me ceremonitë më të larta shtetërore në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.
Në fund të takimit do të mbajnë konferencë për media, ka bërë të ditur Zyra e informacionit pranë Presidencës.

Back to top button