Për katër orë, 55 pacientë me simptoma helmimi kërkuan ndihmë mjekësore në Deçan
Në 24 orët e fundit, me simptoma të njëjta të helmimit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan kanë kërkuar trajtim mjekësor 310 pacientë, ndërsa që nga mëngjesi e deri në mesditë, mjekim kanë kërkuar 55 qytetarë të kësaj komune.
Kështu ka bërë të ditur drejtori i QKMF-së në Deçan, Selmon Berisha, i cili tha se që nga e shtuna e deri më sot me simptoma të helmimit trajtim kanë kërkuar 1 mijë e 62 pacientë.
Gjatë ditës së djeshme në Komunën e Deçanit kanë qenë për vizitë përfaqësues të lartë shtetëror, si presidentja Vjosa Osmani, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ministra të tjerë dhe lider të partive.
Komuna e Deçanit ka marrë vendim dje që të shpallë gjendje emergjente në gjithë territorin e kësaj komune.
Ndryshe, rastet e para me simptoma të helmimit janë regjistruar të shtunën e kaluar./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?