Paraditja koha më e përshtatshme për rrezitje

Paraditja është koha më e përshtatshme për ekspozim në diell, kështu tha dermatologia, Shkëndije Dobruna sot në programin e mëngjesit “Për ditë të mbarë” në RTV21.
“Prej mëngjesit deri në orën 10 mund të rrezitesh edhe pa krema mbrojtës, nuk flas për fëmijët. Prej orëës 10 duhet të fillosh të lyhesh me krema kundër diellit të cilët i reduktojnë rrezet e diellit”, tha Dobruan duke shtuar se ai krem duhet të përsëritet çdo dy orë.
Dobruna tutje duke folur për kujdesin e lëkurës gjatë verës, theksoi se ekspozimi në diell në orët e pasditës është i rrezikshëm edhe nëse aplikohen kremrat./21Media

Back to top button