Kaloni te përmbajtja kryesore

Caktohen gjyqtarët e katër ndeshjeve finale të garave evropiane

UEFA ka përcaktuar gjyqtarët e katër ndeshjeve finale të garave evropiane që do të zhvillohen, duke përfshirë finalen e Ligës së Kampionëve për meshkuj, atë për femra, pastaj finalen e Ligës së Evropës dhe të Ligës së Konferencës.
Komiteti i Gjyqtarëve të UEFA-s ka caktuar Clément Turpin për të arbitruar finalen e UEFA Champions League 2022 ndërmjet Liverpoolit dhe Real Madridit, e cila do të zhvillohet në “Stade de France” në Saint-Denis, të shtunën më 28 maj në orën 21:00.
Turpin do të ndihmohet nga bashkatdhetarët: Nicolas Danos dhe Cyril Gringore, ndërsa një tjetër francez, Benoît Bastien, do të jetë gjyqtari i katërt. Në VAR-it i është caktuar Jérôme Brisard, i cili do të ndihmohet nga Willy Delajod dhe dy italianët, Massimiliano Irrati dhe Filippo Meli.
Lina Lehtovaara do ta drejtojë finalen e Ligës së Kmapionëve për femra që do të zhvillohet më 21 maj, me ç’rast do të ballafaqohen Barcelona me Lyonin.
Finalen e Ligës së Evropës do ta arbitroj Slavko Vinčić. Aty ballafaqohen Frankfurti me Rangers.
Finalen e Ligës së Konferencës ndërmjet Romës dhe Feynoordit që do tëzhvillohet në Tiranë më 25 maj do ta drejtojë gjyqtari Istvan Kovacs.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button