​Përplasja e skuadrave të kreut të tabelës bën që të ndryshojë edhe renditja tabelare

 
Xhiroja e tetë e Superligës së Kosovës në futboll ka nisur këtë të shtunë me dy ndeshje shumë interesante.
Radha ishte që të ballafaqoheshin ndërmjet vete katër skuadrat që e kryesojnë renditjen tabelare.
Malisheva dhe Gjilani u ndanë me barazim 1-1 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Liman Gegaj”, kurse Ballkani mori tri pikë ndaj Drenicës duke iu falënderuar një përmbysjeje spektakolare pasi ishin ne disavantazh prej dy golave.
Fitorja e Ballkanit ndaj Drenicës bën që skuadra nga Suhareka kë ngjitet në majën e tabelës më 16 pikë, dy më shumë se Drenica që tani zbret në vendin e dytë.
Gjilani ka 13 pikë në vendin e tretë kurse Malisheva në të katërtin me 12 pikë.

Back to top button