SHBA pas zhbllokimit të veriut: Koha për t’iu rikthyer dialogut

 
I ngarkuari me punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Nicholas Giacobbe, ka reaguar pasi marrëveshja mes Kosovës e Serbisë për targat ka filluar të zbatohet.
Ai e ka mbështetur largimin e Njësisë Speciale dhe heqjen e barrikadave në veri të vendit.
Giacobbe ka thënë se tashmë është koha që të ecet përpara dhe të ketë riangazhim të përkushtuar në dialogun mes Kosovës e Serbisë.
“Progres i mirë nga Kosova dhe Serbia që po implementojnë në kufi marrëveshjen e ndërmjetësuar nga BE-ja. Prezenca e KFOR-it është e përkohshme, për dy javë ne presim që funksionimi i kufirit të kthehet në normalitet. Koha që të ecet përpara dhe të ketë riangazhim të përkushtuar në dialog”, ka shkruar Giacobbe në Twitter.
 


Të shtunën, më 2 tetor, janë zhbllokuar dy pikat kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak, të cilat lidhin Kosovën dhe Serbinë./21Media

Back to top button