Pesë viktima nga koronavirusi në Shqipëri
Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 4050 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 672 qytetarë.
Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë nga koronavirusi 5 qytetarë, ndërsa 494 janë shëruar.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 158 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?