​Policia apelon shoferët që të kenë kujdes të shtuar gjatë motit me borë e ngrica

Policia e Kosovës ka kërkuar shtimin e kujdesit nga të gjithë drejtuesit e automjeteve gjatë kësaj periudhe me borë dhe ngrica.
Përmes një postimi në ”Facebook”, bëhet e ditur se në një mot të tillë krijohet vështirësi në trafikun rrugor dhe rrugët potencialisht bëhen më të vështira për ngasje të automjeteve, prandaj të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti drejtuesit e automjeteve, drejtimin e automjetit duhet ta përshtatin me kushtet në rrugë, të respektojnë shenjat e trafikut rrugor si dhe të jenë shumë vigjilent.
”Kujdesi maksimal i pjesëmarrësve në trafik, veçanerisht drejtuesve është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet.
Policia e Kosovës me njësitet e saj po ndërmerr dhe do të ndermerr masa ndaj atyrr që bien ndesh me ligjin, me të vetmin qëllim reduktimin e aksidenteve dhe krijimin e një sigurie më të madhe në rrugët tona”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button