​Policia kap dy shtetas të huaj që tentuan të futen ilegalisht në Kosovë

 
Policia e Kosovës gjatë kontrollit të një kamioni në Han të Elezit, ka hasur në dy persona që tentonin të futen ilegalisht në vend.
Zyrtarët policorë të Stacionit të Policisë Kufitare-Hani Elezit, në hyrje për në republikën e Kosovës, në Terminalin Doganor, kanë kontrolluar me pajisje të veçantë (zbulues të pranisë së njerëzve në automjete) një kamion me targa të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), i cili vinte i ngarkuar nga Turqia.
Një njoftimin e Policisë thuhet se gjatë kontrollimit, pas sinjaleve të marra është vendosur që rimorkio të hapet për kontrollim më të detajuar. Pas kontrollit, në rimorkion e kamionit janë hasur dy emigrant: A. Z. nga Algjeria i cili nuk posedonte dokumente identifikimi dhe T. A. nga Libia me një pasaportë të Libisë. Të dyshuarit ishin futur në rimorkio të kamionit duke dëmtuar një pjesë të mbulojës së rimorkios.
“Gjatë intervistimit të tyre, ata deklarojnë se kanë ardhur nga Greqia në RMV para dy ditëve dhe me pas kanë tentuar të futën në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Rasti është duke u trajtuar në koordinim me prokurorin kujdestar./21Media

Back to top button