Prishtinë: ​Policia zhvilloi një aksion të bastisjes

Ç’thuhet në raportin policor rreth kësaj bastisjeje?

(e plotësuar)Në raportin që për opinion ka dhënë Policia e Kosovës thuhet:
“Sonte nga ora 20:00, Policia e Kosovës, respektivishte Drejtoria rajonale e Policisë ne Prishtinë, e mbështetur nga njësitet tjera të specializuara policore ka realizuar një plan operacional në funksion të zbatimit të ligjit dhe identifikimit të personave të dyshuar te involvuar ne veprimtari te kunderligjshme.
Kontrolli dhe bastisja eshte realizuar ne disa lokacione afer rr. Eqrem Qabej, dhe per objektiv ka qenë parandalimi i veprave penale si dhe identifikimi personave që janë të involvuar ne veprime te kunderligjshme, ku perfshihen posedimi i pautorizuar i substancave narkotike, armëve etj.

Gjatë operacionit deri në këto momente ka rezultuar se:

-janë bastisur 10 lokacione,jane shoqeruar ne stacion 16 persona,jane inicuar 11 raste,ne 6 lokacione eshte gjetur droge,jane konfiskuar 6 thika, nje shufer dhe nje boks hekuri
Inspekcioni kompetent ka marrë vendim per mbylljen e tri lokaleve”.
Operacione të tilla do të jenë të vazhdueshme nga Policia në menyrë që të krijohet një ambiente më i sigurt për të gjithë.
+ + +

Njësitë policore, përfshi edhe Njësinë Speciale, janë duke e zhvilluar një aksion të bastisjes në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë.

Aksionin e ka konfirmuar për rtv21.tv, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili ka thënë se është duke u zhvilluar një aksion për identifikimin e personave të dyshuar të përfshirë në veprime të kundërligjshme.

“Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria rajonale e Policisë në Prishtinë, e mbështetur edhe nga njësitë tjera relevante policore, në këto qaste është në proces të realizimit të një operacioni policor, për identifikimin e personave të dyshuar, të përfshirë në veprime të kundërligjshme. Për detaje dhe informacione terja do t’ju informojmë pas përfundimit të operacionit”, ka theksuar Hoxha. / 21Media 

Back to top button