Maloku reagon ndaj statusit të Thaçit për Isa Boletinin

Maloku: President, kozmopolizmi ( i Juaj) me nacionalizmin (e Isa Boletinit) janë dy botëra të kundërta

Sociologu, Fadil Maloku ka reaguar ndaj përkujtimit të Presidentit, Hashim Thaçi për figurën kombëtare Isa Boletinin. Sipas Malokut, Thaçi me deklarimin e tij për Boletinin po tenton që ta mbajë gjallë opinionin për korrigjimin e kufijve.

“President, kozmopolizmi ( i Juaj) me nacionalizmin (e Isa Boletinit) janë dy botëra të kundërta! 1. Presidenti me këtë prononcim të sotit, duket që më shumë është i interesuar ta mbaj gjallë opinionin dhe sidomos klimën e koncesioneve (“korigjimit”- lexo, copëtimin e Kosovës) të reja ndaj Serbisë, se sa ta afërsoj, vetën e tij (tërësisht kozmopolite) me heroin e nacionalistin e bekuar Isa Boletini!? 2. Them kështu, edhe për shkak se; në kohën tonē bashkimi kombëtar, nuk bëhet me “o ruk burra”, e me apele dixhitale nga mediet sociale, por, me Projekte konkrete (që me Kushtetutë, nuk janë fare në kompetencat folklorike të Presidentit) të natyrës; ekonomike, politike, sidomos sosh kulturore. 3. Si i tillë, edhe ky prononcim i Presidentit tonë (njërit ndër “kalorësit” e trojkes Vuçiq&Rama) mbetet vetëm si njē llloj ritentimi e ritestimi, që ta fut Kosovën bashkē me (Edi Ramën) Shqipërinë, në lojēn djallëzore (të humbjes së teritorrit shtesë; alias “korigjimit”, që i bie diku mbi 25%) dhe të pakrye, nē negociatat me Serbinë.”, ka shkruar Maloku në Facebook.

Presidenti i Kosovës,  Hashim Thaçi, në 103 vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar, Isa Boletinit ka kujtuar veprat e tij të shumta atdhetare. Sipas, Thaçit përpjekjet e tij për çlirimin e trojeve etnike janë ende frymëzim për brezat e rinj./21Media

Back to top button