​Presidenti i Dortmund e konfirmon largimin e Sanchos

 
Ylli anglez, Jadon Sanchos, tek “Djajtë e Kuq” pritet të bëhet zyrtare pasi të përfundoj testet mjekësore.
Tanimë, gjiganti anglez Manchester United dhe skuadra gjermane Borussia Dortmund i kanë dhënë fund sagës së Jadon Sanchos, ku të dy palët kanë arritur marrëveshje me njëra-tjetrën, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano.
Sancho do të kalojë në “Old Trafford” për një shumë afro 90 milionë eurosh, pas katër vitesh tek skuadra e Dortmundit në “Signal Iduna Park”.
E përveç Romanos, lajmin e ka konfirmuar edhe presidenti i klubit gjerman Hans-Joachim Watzke, ku tregoi që të dy palët kanë arritur marrëveshje, dhe Sancho do të transferohet tek “Djajtë e Kuq”.
“Kemi arritur një marrëveshje me Manchester United për Sanchon. Ishte dëshira e Jadon për ndryshim ambienti, gjithmonë kemi pasur dëshirë që ai të qëndrojë”, tha Watzke.
“Nuk jemi të lumtur me shumën e parave, jemi të mërzitur që ai po largohet nga ne”, shtoi presidenti i Dortmundit.
Për më shumë se dy vite me spekulime, Manchester United më në fund ka arritur që të transferojë Jadon Sanchon nga Borussia Dortmundi, ku lajmi do të bëhet zyrtarë pas përfundimit të testeve mjekësore të yllit anglez.
 

Back to top button