​Publikohen rezultatet e votave me kusht për Rahovec

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e votave me kusht dhe personave me nevoja të veçanta për zgjedhjet komunale në Rahovec, më 17 tetor.
Smajl Latifi nga AAK-ja ka marrë më së shumti vota – 120. Visar Korenica nga Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 57 vota, Burim Krasniqi LDK 34, Bejtullah Deliu PDK 19 dhe Xhafer Bytyqi, kandidat i pavarur, katër vota.
Komuna e Rahovecit do të jetë pjesë e garës së balotazhit më 14 nëntor, me Smajl Latifin që ka marrë 47.23 për qind të votave në raundin e parë dhe Visar Korenicën e Lëvizjes Vetëvendosje me 24.78 për qind.

Back to top button