Ahmeti: Vizitat e vona në shtëpi kur nuk jam prezent nuk janë të mirëseardhura

Policia e Kosovës konfirmoi sot se kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti është kërcënuar me thikë nga trajneri i futbollit, Afrim Tovërlani.
Ahmeti, përmes një shkrimi në Facebook, tha se nuk ka pas kurrfarë ballafaqimi fizik e as, siç u shpreh ai, luftë më thika.
“Afrimin e njoh moti dhe e kam mik. Ka qenë mbrëmë të shtepia kur nuk kam qenë unë dhe e ka thirr vetë policinë e cila me të arritur e ka arrestuar. Nuk ndihem as i kërcënuar e as i rrezikuar nga Afrimi edhe pse vizitat e vona në shtëpi kur nuk jam prezent dhe me fëmijë të mitur prezent nuk janë të mirëseardhura. Mirëpo, nuk ka pas as fjalosje e as ndonjë fjalë të rëndë me fëmijet dhe familjen”, shkroi Ahmeti.
Tutje, ai tha se shpreson që këtë incident Tovërlani ta sqaroj e kaloj sa më lehtë me organet e rendit.
“Duke e pas mik qe një kohë të gjatë nuk besoj që ka pas qëllim të sulmit apo kërcënimit”, përfundoi Ahmeti./21Media
Back to top button