​PZAP anulon zgjedhjet në Komunën e Hanit të Elezit

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka marrë vendim që të anulojë zgjedhjet në Komunën e Hanit të Elezit.
PZAP-ja e ka pranuar si të bazuar ankesën e kryetarit të kësaj komune, Rufki Suma.
“Procesi i votimit do të përsëritet vetëm për kryetar komune, për shkak të minimit të integritetit të zgjedhjeve si rezultat i presionit dhe organizimit me qëllim të përfitimit të mbështetjeve të votuesve”, thuhet në vendimin e PZAP-së.
Në zgjedhjet e 17 tetorit, në Han të Elezit iu dha fund qeverisjes 14-vjeçare të kandidatit të pavarur, Rufki Suma, duke u mposhtur nga kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Mehmet Ballazhi.
Rezultatet nga 100% të vendvotimeve të procesuara:
Mehmet Ballazhi (PDK) – 2.485 vota apo 50,98%
Rufki Suma – 2.070 vota apo 42,47%
Sherif Berisha (LVV) – 319 vota apo 6,54%.

Back to top button