141 afganë që erdhën në Kosovë u nisën për në SHBA

I ngarkuari me punë i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Nicholas Giacobbe falënderoi presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe gjithë kosovarët për pritjen e afganëve në Kosovë.
I njëjti bëri të ditur se 141 afganë tashmë janë nisur për në SHBA nga Kosova.
“Mirënjohës Presidentes Vjosa Osmani dhe kosovarëve për pritjen e përkohshme të udhëtarëve afganë. Prioriteti ynë është plotësimi i kërkesave në mënyrë që mysafirët e Camp Liya të mund të largohen nga Kosova dhe ta fillojnë jetën e tyre të re. 141 afganë, 30% e atyre që mbërritën, tashmë e kanë bërë këtë dhe janë rrugës për në SHBA”, shkroi Giacobbe në Twitter.
Ndryshe, më 29 gusht ka arritur grupi i parë i afganëve në Kosovë, të cilët kanë ikur nga shteti i tyre, pasi talibanët kanë marrë kontrollin./21Media

Back to top button