​Qeveria miratoi projektligjin për ekspertë gjyqësor

Në mbledhjen e sotme Qeveria e Kosovës miratoi projektligjin për ekspertë gjyqësor për çka ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se është ligj jashtëzakonisht i rëndësishëm ku për herë të parë çështja e ekspertëve po rregullohet me ligj.
“Një ligj jashtëzakonisht i rëndësishëm, për herë të parë në Kosovë çështje e ekspertëve po rregullohet me ligj. Me ligj po e rregullojmë çka është eksperti, kush kund të kryejë ekspertizë, kodi i etikës së tyre e te tjera”, tha Haxhiu.

Haxhiu në një konferencë për media pas mbeldhjes së qeverisë gjithashtu tha se  Projektkodi Civil do të kalojë së shpejti në Kuvendin e Kosovës. Ministrja tha se ky është një dokument tejet i rëndësishëm dhe beson se kësaj radhe do të marrë miratimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
“Besoj që shumë shpejtë do ta procedojmë në Kuvendin e Kosovës. Kësaj radhe kodi civil do të kalojë në Kuvend për faktin se është dokument i rëndësishëm. Kemi pasur takime me deputetët, marrë parasysh rëndësinë e kodit civil besojmë që kodi civil kësaj radhe do të miratohet në Kuvendin e Kosovës”, deklaroi Haxhiu.
Në këtë konferencë, Haxhiu gjithashtu tha se është e shqetësuar për zgjatjen e procesit të konkursit për noterë./21Media 
 

Back to top button