​Quni uron Haskukën e Totaj, i porosit t’i përmbushin premtimet elektorale

Kanditati i LDK-së për të parin e Prizrenit Anton Quni u rendit i treti në garën për kryetar të Prizrenit dhe nuk do të jetë pjesë e balotazhit.
Ani pse humbi zgjedhjet e djeshme komunale, Quni u nda i kënaqur me rritjen e votave për partinë gjë që i motivon ata të mos ndalen.
”Kemi punuar shumë dhe natyrisht pritjet tona kanë qenë më të larta, por e respektojmë vullnetin e qytetarëve që është shprehur me votë të lirë. Dua gjithashtu të shprehi vlerësimin tim maksimal për njerëzit e terenit që punuan shumë, ne krye me Shefin e Shtabit, Hanefi Muharremin dhe ekipin që u angazhuan dhe punuan pa ndalë”, ka shkruar Quni në Facebook.

Ai ka uruar kundërkandidatët e tij Mytaher Haskuka nga LVV e Shqair Totaj nga PDK-ja që do të ndeshen më 14 nëntor, duke porositur që ata të mbajnë premtimet elektorale./21Media
Back to top button