​Reagimi i Ronaldos pas fitores ndaj Villarrealit

 
Manchester United ka marrë një fitore shumë të rëndësishme ndaj Villarrealit në Ligën e Kampionëve si rezultat i së cilës edhe e ka siguruar fazën e eliminimit direkt të këtij kompeticioni.
Kjo ishte njëkohësisht një fitore e madhe edhe për Michael Carrick, i cili zhvilloi ndeshejn e parë si trajner i kësaj skuadre pas shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaer.
Cristiano Ronaldo ishte realizuesi i njërit prej dy golave të “Djajve të Kuq” dhe duket se ky gol kishte një rëndësi speciale për Ronaldon, pasi në reagimin e tij pas ndeshjes Ronaldo ka shprehur ngazëllimin e madh që e dnejn kur shënon një gol në tokën spanjolle, aty ku pati një periudhë fantastike me Real Madridin.
“Gjithmonë mrekulli për të luajtur në Spanjë, mrekulli për të fituar në Spanjë, shumë kënaqësi për të shënuar në Spanjë, një vend ku jam ndjerë gjithmonë i veçantë… Urime djemve për një fitore të madhe që na vendos aty ku na takon! Ne jemi Man. United dhe ne kurrë nuk do të ndalemi së luftuari për këtë klub! Le të shkojmë tutje, Djajtë!”, ka shkruar ylli portugez.

Back to top button