​Roma paraqet ofertën konkrete drejt Arsenalit për Granit Xhakën

 
Roma thuhet se ka bërë një lëvizje konkrete për mesfushorin e Arsenalit, Granit Xhaka, duke ofruar 12 milionë euro para të gatshme plus 3 milionë në formën e bonuseve.
“Sky Sport Italia” raporton se “Giallorossët” ka paraqitur një ofertë për të nënshkruar me 28-vjeçarin dhe se mesfushori dëshiron të bashkohet me Jose Mourinho në “Olimpico”.
Oferta nga “La Lupa”, sipas transmetuesit në fjalë, ka një vlerë totale prej 15 milionë euro.
Xhaka është duke luajtur për Zvicrën në Euro 2020 dhe nxiti edhe më shumë spekulimet se ai do të transferohet te Roma pas fitores në penallti kundër Francës.
I pyetur nga gazetari pas ndeshjes nëse mund ta zhvillojnë një intervistë në gjuhën italiane, Xhaka u përgjigj: “Akoma jo”, duke lënë kështu të nënkuptohet se do të luajë në Serie-A sezonin e ardhshëm.

Back to top button