​Rritet numri i pacientëve të hospitalizuar me Covid 19

Me rritjen e numrit të rasteve me Covid-19 është rritur edhe numri i pacientëve me Covid-19 në spialet e përgjithshme.
Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës, në raportin e datës 21 korrik 2022, në bazë të njoftimeve nga klinikat Covid-19 në QKUK, por dhe spitalet e përgjithshme, thekson se në trajtim mjekësor janë 91 pacientë të konfirmuar me Covid-19.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 25 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 9 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 12 pacientë
Klinika e Neonatologjisë, 3 foshnje
Spitali i Gjakovës,11pacientë
Spitali i Pejës, 17 pacientë
Spitali i Gjilanit, 5 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 8 pacientë
Nga 4 mijë e 513 testime në 24 orët e fundit janë konfirmuar 1 mijë e 793 raste të reja. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24-orëshin e fundit si pasojë e infektimit me Covid-19 kanë vdekur dy persona. /21Media

Back to top button