​Rrustemi: Deputetët të jenë të bashkuar për vetingun

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka kërkuar nga të gjithë deputetët e pozitës dhe opozitës që të kontribuojnë dhe të jenë të bashkuar për procesin e vetingut.
Rrustemi i cili është edhe kryetar i Komisionit për Legjislacion, ka theksuar se vettingu ka vetëm një synim që të kemi një sistem të drejtësisë që të përmbush mandatin që ka.
Sipas tij, është thelbësore që në çështjet jetike në vendin tonë, siç është edhe drejtësia, duhet të jemi të gjithë së bashku për të arritur përmirësim të qëndrueshëm të sistemit të drejtësisë dhe me eliminimin e problemeve ekzistuese të theksuara nga raporte të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, dhe së fundmi edhe nga Komisioni i Venecias.
“Kthimi i besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë e garantimi i një sistemi të paanshëm dhe të pavarur është obligim për secilin prej nesh…vettingu ka vetëm një synim që të kemi një sistem të drejtësisë që të përmbush mandatin që ka me profesionalizëm, pavarësi ,efikasitet në të gjitha nivelet e të gjitha rastet pa dallim”, ka thënë deputeti./21Media

Back to top button