Vettingu, Kurti takohet me Selimin nga AAK-ja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar për përfaqësuesin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Selim Selimin për të diskutuar për vettingun.
Sipas njoftimit nga AAK, ky subjekt politik këtë proces e konsideron të rëndësishëm dhe i jep përkrahje.”
“Sidoqoftë, AAK nuk ka besim që procesi të ketë sukses pa koncensus të plotë të brendshëm politik, pa përfshirjen e KGJK dhe KPK, pa mbështetjen e ShBA dhe BE dhe pa përfilljen në përpikmëri të qëndrimeve të Komisionit të Venedikut.”, thuhet në njoftim.
Lidhur me procesin e Vettingut Kurti dje është takuar edhe me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi ndërkaq nga LDK kanë thënë se për vettingun kontributin e tyre do ta japin në Kuvend./21Media

Back to top button