​Sekuestrohen barna të kontrabanduara në vlerë prej 10 mijë euro

Njëstiet e Doganës së Kosovës kanë organizuar kontrolle në tri barnatore në qytetin e Prishtinës, me ç’rast bëhet e ditur se kanë hasur në barna të ndryshme të kontrabanduara, të cilat arrijnë vlerën rreth 10 mijë euro.
Malli është sekuestruar dhe është proceduar më tutje në procedurë kundërvajtëse.
“Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtrojë kontrolle në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, thuhet në komunikatë. Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganorë në numrin e telefonit 080050095”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button