Kanye West lanson albumin “Donda 2”

Reperi Kanye West ka lansuar albumin “Donda 2” në një ngjarje të veçantë të organizuar në Miami.
West i i argëtoi fansat për 45 minuta me interpretimin e këngëve të reja të albumit, përfshirë këtu hitin “Flowers” dhe bashkëpunimet e fundit si kënga “Eazy”, e sjell në bashkëpunim me reperin The Game dhe kënga “Diet Coke”, pjesë e së cilës është edhe Pusha T.
Krahas Kanyes për t’i interpretuar këngët e padëgjuara më parë nga publiku u shfaqën edhe treshja e famshme e hip-hopit, “Migos” dhe reperi amerikan, Jack Harlow.
Donda 2 supozohet se do të jetë në dispozicion ekskluzivisht përmes West’s Donda Stem Player. Ai pretendoi se hodhi poshtë një marrëveshje prej 100 milionë dollarësh nga Apple, duke zgjedhur në vend të kësaj ta publikonte albumin përmes platformës së tij.
Në fund të janarit, West kishte njoftuar se “Donda 2” do të mbërrinte më 22 shkurt.
West është bërë kohët e fundit një përdorues i zjarrtë i Instagramit, duke përdorur faqen e tij për të ndarë (dhe zakonisht fshirë) postime të diskutueshme, shpesh për ish bashkëshorten Kim Kardashian si dhe për të dashurin e saj të përfolur Pete Davidson./21Media

Back to top button