​Selimi: Hoti i zhbëri kufijtë shtetëror në mes Kosovës dhe Serbisë

 

Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar me akuzat ndaj Qeverisë Hoti, për të cilën kanë thënë se ka bërë marrëveshje të cilat nuk referohen si kufijtë shtetërore të Kosovës.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi në një konferencë për media, ka thënë se në këtë marrëveshje, kryeministri Hoti vuri nënshkrimin në mosnjohjen e kufirit që ndanë Kosovën dhe Serbinë.

“Në zotimet e Hotit, të nënshkruara me datën 14 shtator të këtij viti ku janë trajtuar edhe temat që kanë të bëjnë me ndarjen e Ujmanit, me mini shengenin, me lojën me diploma dhe certifikata, me daljen në Adriatik, të Serbisë përmes autostradës dhe hekurudhës nëpër Kosovë, me moratoriumin e aplikimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, si dhe çështjet tjera, është përfshirë edhe çështja e kufirit në mes Kosovës dhe Serbisë që në këtë marrëveshje nuk i referohen, as nuk i trajtojnë si kufij shtetërore… Në zotimet e tij, Hoti vuri nënshkrimin në mosnjohjen e kufirit që ndanë Kosovën dhe Serbinë. Tash kemi të bëjmë me një njeri që nga pozicioni i kryeministrit nuk e njeh kufirin shtetëror në mes Kosovës dhe Serbisë, pra nuk e njeh kufirin shtetëror të vendit që e qeverisë. Me këto zotime që nënshkroi Hoti, përveç humbjeve të tjera që i solli Kosovës, kufiri shtetëror që ndanë Kosovën dhe Serbinë siç tham, referohet si pikë e përbashkët e kalimeve, pra këto nuk përmenden fare në këtë dokument, siç nuk përmendet fjala Republikë e Kosovës, nuk përmendet as fjala kufi”, ka thënë Selimi.

Selimi ka shtuar se me këtë marrëveshje, Hoti ka zhbërë kufijtë shtetëror në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Sa herë është përmendur çështja e kufirit në mes Kosovës dhe Serbisë, qoftë kur është referuar si IBM e deri të tash si pikë e përbashkët kalimi, këtu nuk kemi të bëjmë realisht me menaxhim të përbashkët të kufijve. Që dy vendet nënshkruajnë marrëveshje për IBM, paraprakisht duhet të njihen, të ketë njohje reciproke gjë që nuk ekziston në mes Kosovës dhe Serbisë. Të kishin marrëdhënie të mira tregtare politike dhe diplomatike, që nuk ekzistojnë në mes Kosovës dhe Serbisë. Të ishin të anëtarësuara në organizata ndërkombëtarë policore, qoftë në Interpol apo edhe në Eupol, gjë që tash edhe me këtë dokument, jo që nuk jemi por edhe na është ndaluar të jemi, e pastaj ndoshta edhe mund të ketë në mes dy vendeve të tilla edhe marrëveshje të përbashkët të kufirit. Duke pranuar dhe nënshkruar këtë dokument ndër dëmet tjera që i ka sjellur vendit, Hoti ka zhbërë kufijtë shtetëror në mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Selimi.

Ndërsa, ish ushtruesi i detyrës së ministrit të brendshëm, Xhelal Sfeçla ka akuzuar Serbinë për mos respektimin e marrëveshjet për ndërtimin e tri pikave kufitare në Serbi.

Sfeçla ka thënë se sa ishte si ministër i brendshëm i qeverisë Kurti, ishte takuar disa herë më zyrtarë të BE-së, por dhe zyrtarë të UNOPS-it, të cilët kanë pasur për detyrë ndërtimin e këtyre 6 pikave kufitare, dhe ata qysh në takimin e parë e kishin pranuar se pala serbe nuk ka pasur as një pikë vullneti që të shtyjë përpara implementimin e kësaj marrëveshje.

Sfecla gjithashtu ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje insiston që të rishikon të gjitha marrëveshjet e deritanishme, posaçërisht që i takojnë kësaj fushe dhe të gjithë ato pika që Kosova ka humbur në substance dhe në sovranitet. /kp

Back to top button