​Sigal Prishtina shpalosi objektivat për sezonin e ri

Sigal Prishtina sot shpalosi objektivat për edicionin e ri garues 2022/23.
Presidenti Burim Maraj, trajneri Ekrem Memnun dhe basketbollisti Dardan Berisha u shprehën të bindur në arritjen objektivava duke filluar nga titulli i Superligës së Kosovës si dhe sukseset në garat evropiane.
Maraj tha se klubi synon të shpallet kampion për herën e 14-të.
“Besoj që do të jetë një stinor shumë konkurrues dhe interesant. Klubi Sigal Prishtina do të merr pjesë në Superligën e Kosovës dhe synojmë të shpallemi kampion për herën e 14-të. Të gjitha përgatitjet dhe investimet e duhura janë bërë që klubi të ketë një sezon triumfuese. Sigal Prishtina këtë vit merr pjesë në ligën prestigjose evropine Fiba Europa Cup ku skuadra jonë është e vendosur në raundin e dytë dhe po presim fituesin e ndeshjes Bc Kalev Kramon nga Estonia dhe Cd Vita Junior nga Kroacia, ndeshja do të zhvillohet me 27 dhe 30 shtator. Po ashtu këtë vit klubi ynbë për shkak të imazhit të mirë ndërkombëtar që vjen nga sukseset e më parshme është i ftuar edhe në ligën EN BL, Europian North basketboll ligë, apo liga e Evropës Veriore. Në këtë ligë përfshihen skuadra të forta evropiane me shtetet superfuqi të basketbollit.”, tha Maraj.
Kurse, trajneri Ekrem Memnun tha se ky klub duhet dhe di se si të fitohen trofetë..
“Siç e tha edhe presidenti, unë e di ku jemi, i di pritjet, e di çfarë është Prishtina kështu që ne jemi këtu për ta sjellë Prishtinën dhe t’i bëjmë “Plisat” të lumtur ku ne ishim. Prishtina duhet të fitojë trofe ata e dinë se si fitohen trofetë dhe pritjet për trofe. Ne gjithashtu i njohim kundërshtarët, i respektojmë të gjithë de qëllimi ynë i parë është natyrisht që të provojmë të kualifikohemi në fazën e grupeve të FIBA Cup që do të jetë objektivi ynë i parë”, tha Memnun.
Ndërsa, basketbollisti Dardan Berisha tha se është kthyer në këtë klub për të arritur suksese të mëdha si në garat evropiane ashtu edhe në ato vendore.
“Kam ardhur për të fituar, kam ardhur për t’i fituar të gjitha çfarë është e mundshme . Jam shumë i motivuar, e di çfarë kërkon Prishtina, po besoj me trajnerin me të gjithë stafin si më kanë pritur shukmë mirë, po besoj që do t’ia qëllimet…Jo vetëm me Pejën por të gjitha ndeshjet do të jenë të vështira të gjiutha ekipet janë forcuar por normal që me Pejën është derbi. Unë jam shumë i motivuar, do të jetë një vit shumë i vështirë për nepor po besoj që do ta kalojmë dhe n dhe të kemi sukses.”, tha Berisha.
Ai zbuloi edhe një paraskenë interesante, me ç’rast, në vitin 2010 derisaishte duke luajtur për Poloninë, kishte refuzuar të luajë kundër Shqipërisë.
“Ka qenë viti 2010 më duket, ishin kualifikimet për në Kampionatin Evropian dhe në atë kohë unë kam luajtur për përfaqësuesen e Polonisë dhe e kemi pasur në grup Shqipërinë dhe kam refuzuar të luajë edhe në Shqipëri edhe në Poloni. Normal ishte presioni atje pse nuk po luaj, edhe trajneri në atë kohë i përfaqësueses së Polonisë edhe federata e kanë kuptuar, ndoshta tifozët o aq shumë, por unë ashtu jam ndier dhe ashtu e vendosa.”, u shpreh Berisha.

Back to top button