Gashi: Kërkesat tona janë të arsyeshme, jemi të hapur për bisedime(Video)

Ndërkohë, kryetari i Këshillit Drejtues të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Ali Gashi, i tha RTV 21 se kërcënimi i Qeverisë së Kosovës ndaj grevistëve është i paligjshëm dhe shkel të drejtat e punëtorëve. Ai tha se sindikalistët janë të hapur për bisedime me Qeverinë, duke i cilësuar kërkesat e punëtorëve si të arsyeshme. Bisedën me kryetarin e Këshillit Grevist e zhvilloi kolegia Albulena Nuha./21Media

Back to top button