​Sveçla: Në MPB ka pasur tejkalim të vlerave të kontratës

 
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se ka gjetur një mori shkeljesh ligjore në dikasterin që drejton.
Duke raportuar në Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ku u shqyrtua raporti i auditimit të MPB-n për vitin 2020, Sveçla tha se disa prej shkeljeve i ka dërguar edhe në hetuesi.
“Ka pasur tejkalim të vlerave të kontratës kornizë me procedurë jo publike. Vlera e saj ishte mbi 200 mijë euro ku janë bërë tejkalime mbi normën e lejuar”, tha ai.
Shqetësime për të gjeturat e auditorit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Punëve të Brendshme për vitin 2020 ngirtën edhe anëtarët deputet të Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

Back to top button