Fshati Olimpik në Tokio stoliset me flamuj të Kosovës

Nga 23 korriku deri më 7 gusht 2021 në Tokio të Japonisë do të zhvillohen Lojërat Olimpike, të cilat ishin të planifikuara të mbahen në vitin e kaluar, por që nuk janë zhvilluar për shkak të pandemisë Covid-19.
Në këtë eveniment të madh sportiv, Kosova do të përfaqësohet nga 11 sportistë nga fusha të ndryshme sportive.
Tashmë në Tokio kanë zbarkuar pothuajse e gjithë ekipa e Kosovës, e cila kryesohet nga pesë xhudistë.
Fotot që vijnë nga Fshati Olimpik shfaqin shumë flamuj të Kosovës nëpër rrugë dhe ndërtesa që tregojnë mikpritjen e madhe për sportistët tanë atje.

Back to top button