​Sveçla: Sot u legjitimua lufta jonë ndaj grupeve kriminale

Xhelal ​Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme të Kosovës, ka thënë se sot është legjitimuar lufta ndaj grupeve kriminale e krimit të organizuar, specifikisht në veri, ku struktura të caktuara kanë rezistuar sa herë kanë qenë cak i shkatërrimit.
Përmes një shkrimi në Facebook, ministri ka theksuar se mirëpret sanksionin e Shteteve të Bashkuara ndaj grupit kriminal me fushëveprim në Serbi dhe në Kosovë, dhe ka ritheksuar se mbesin të pakompromis në luftimin e krimit, kontrabandës e korrupsionit që cënojnë rendin dhe sigurinë kudo në vend.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara, të mërkurën kanë vendosur sanksione ndaj dhjetëra individëve dhe subjekteve në të gjithë Evropën dhe hemisferën perëndimore, duke shënjestëruar një grup të krimit të organizuar me seli në veriun e Kosovës. Zyra e Kontrollit për Pasuritë e Huaja e Departamentit të Thesarit ka shënjestëruar grupin e afaristit serb, Zvonko Veselinoviç./21Media

Back to top button