Pesë arsyet pse duhet të përdorni vaj dafine

 
Vaji esencial i dafinës përmban shumë vlera të dobishme për shëndetin, si për shembull veti antiseptike, antikancerogjene dhe antioksidantë. Gjethet e dafinës janë po ashtu një burim i rëndësishëm i vitaminës A, B dhe C dhe acidit folik. Nuk është për t’u nënvlerësuar edhe përmbajtja e mineraleve qe ajo përmban si kaliumi, bakri, kalciumi, mangani, hekuri, seleni, zinku dhe magnezi. Por përveç konsumit të zakonshëm në formën e gjetheve.
Kështu mund të bëni vaj dafine në kushte shtëpie
Për të përgatitur vaj dafine ju nevojiten: 250 gr gjethe dafine, 1 gotë uji me vaj bajamesh të ëmbla (200ml) dhe një enë qelqi. Lani fillimisht gjethet e dafinës dhe thajini me kujdes. Shtrojini një mbi një në enën e qelqit që do të përdorni. Më pas shtoni vajin e bajameve të ëmbla. Mbylleni vazon dhe lëreni në një vend të errët për 40 ditë.
Filtroni vajin e përftuar dhe përdoreni për gjendjen e mëposhtme shëndetësore:
1.Ndihmon në rritjen e flokëve, hidratimin e skalpit të kokës dhe pengon veprimin e radikaleve të lira.
2.Ushqen lëkurën e thatë dhe ndihmon në trajtimin e plagëve të krijuar gjatë depilimit me brisk.
3.Ul ndjeshëm temperaturën e lartë në rast virozash stinore dhe gripi.
4.Një lugë gjelle me vaj dafine arrin të qetësojë dhimbjet premenstruale.
5.Mund ta përdorni si vaj masazhues në raste se keni dhimbje muskulare.

Back to top button