“Paraqitja e Kurtit në Bruksel ishte e mirë, i tha disa të vërteta që Borrellit s’i pëlqyen”

Politologu Fidan Ukaj, sonte në “Click” të RTV21 deklaroi se paraqitja e Kryeministrit Albin Kurti në Bruksel ishte e mirë.
Ai tha se Kurti i ka thënë disa të vërteta që siç u shpreh Ukaj, Josep Borrellit dhe disa të tjerëve nuk u kanë pëlqyer.

Ndryshe, Kryeministri Albin Kurti, dje në Bruksel ka thënë se Kosova vazhdon të mbetet e angazhuar për dialogun me Serbinë. Ai ka thënë se i njëjti duhet të zhvillohet në mirëbesim dhe frymë të bashkëpunimit për të arritur marrëveshjen finale me njohje të ndërsjelltë. Në konferencën për medie, pas takimit me përfaqësuesit e lartë të BE-së për MSA-në, Kurti ka kërkuarr sërish liberalizimin e vizave për Kosovën./21Media

Back to top button