​Szunyou për Kodin Civil: Jemi të zhgënjyer, presim shpejt të shkojë në Kuvend

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog shpreson që Kodi Civil të procedohet sa më shpejt në Kuvendin e Kosovës dhe të diskutohet në mënyrë serioze.
Szunyogu u shpreh i zhgënjyer për mënyrën se si ky Kod u trajtua në Kuvendin e Kosovës, i cili nuk mori mbështetjen e ligjvënësve kosovar në lexim të parë.
“Ne jemi mjaft të zhgënjyer nga mënyra sesi është trajtuar në tentimin e parë që të kalojë në Parlament, shpresojmë që ky ligj, ky kod të shkojë në Parlament sa më shpejt që është e mundur dhe të diskutohet seriozisht dhe të miratohet. Kodi civil është me siguri pjesa e legjislacionit e detyra me radhë më e rëndësishme pas Kushtetutës, është një tekst që i ka diku 1500 nene të cilat lidhen me të gjitha aktivitetet civile të qytetarëve të shtetit. Kjo i ndryshon çështjet që janë të rëndësishme lidhur me trashëgimin, pronësinë. Unë nuk e kuptoj se pse kjo nuk mund të bëhet dhe të avancohet më shpejt. Mendoj që kjo duhet të bëhet sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë ai.
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka thënë se ekziston vullneti politik për luftën kundër korrupsionit por shton se duan të shohin rritje të numrit të aktiviteteve të policisë dhe ato të pasohen nga numër më i lartë i ndjekjeve penale.
Ai ka thënë se duhet të ketë më shumë dënime dhe konfiskim të aseteve të fituara përmes veprës penale.
“Vullneti politik ekziston, ende do të dëshironim të shohim dhe po ashtu edhe po shohim numër të rritjes së aktiviteteve të policisë si dhe të agjencive të tjera të zbatimit të ligjit, por çka do të dëshironim të shohim edhe më shumë është që këto aktivitete dhe këto veprime të policisë të ndiqen me numër më të lartë të ndjekjeve penale po ashtu edhe dënime të kryesve të veprave po ashtu edhe konfiskimi i aseteve që janë fituar përmes veprës penale. Prandaj mendoj që trendi është i mirë, është pozitiv por do të dëshironim të shihnim më shumë prej dënimeve përfundimtare dhe po ashtu konfiskim përfundimtar të aseteve”, ka thënë ai.
Lidhur me procesin e vetingut, i cili në Raportin e progresit të vitit të kaluar nuk u mbështet, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovës ka thënë se raporti i këtij viti është pozitiv për këtë çështje pasi kanë marr garanci se do t’i implementojnë rekomandimet e dala nga Komisioni i Venecias për këtë proces.
Ai ka insistuar që instrumentet aktuale për performancë të gjyqtarëve e prokurorëve të përdoren më shpesh.
“Mendoj se teksti është mjaft pozitiv në këtë fushë për shkak të dy gjërave njëra është sepse Qeveria e Kosovës është pajtuar dhe ka vendosur që të kërkojë opinion e Venecias gjë që është ofruar dhe mendoj se është mjaft mendim i rëndësishëm dhe së dyti, për shkak se kemi garanci nga Ministria e Drejtësisë dhe nga e tërë qeveria që Kosova do t’i implementojë rekomandimet e Komisionit të Venecias. Prandaj, për ne mesazhi kryesor është që ne po japim mesazhin se nëse bëhet në pajtueshmëri me mendimin e Komisionit të Venecias atëherë është diçka që Komisioni i Venecias është organizatë ndërkombëtare dhe i vendos standardet më të larta në Evropë në tërë BE-në dhe nga kjo perspektivë i shohim zhvillime pozitive. Po ashtu, po themi se ende mendojmë se ka nevojë që mjetet ekzistuese të cilat tashmë i kemi në sistem pra kontrollet e integritetit, kontrollet e performancës po ashtu të cilësisë si dhe elemente të tjera nuk po përdoren mjaftueshëm. Prandaj, do të dëshironim të shohim instrumentet aktuale të cilat janë pjesë e sistemit që të përdoren më shpesh dhe në mënyrë më efikase dhe mendoj se kjo është diçka që jemi të gatshëm të ndihmojmë, jemi të gatshëm”, ka thënë ai./KP

Back to top button