​Tetë viktima nga COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se në 24 orët e fundit, betejën me COVID-19 e kanë humbur 8 qytetarë, mes tyre edhe një fëmijë 5 vjeç nga Saranda.
Ndërsa janë kryer 3 mijë e 559 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 650 qytetarë.
Rastet pozitive janë nga këto bashki: 252 në Tiranë, 36 në Elbasan, 35 në Fier, 27 në Shkodër, 29 në Sarandë, 21 në Durrës, Kamëz, 19 në Vlorë, Gjirokastër, 17 në Lushnje, 13 në Lezhë, Patos, 12 në Memaliaj, 11 në Krujë, Mallakastër, 10 në Vorë, 7 në Vau i Dejës, Kukës, Tropojë, Tepelenë, Pogradec, Gramsh, 6 në Kurbin, 5 në Mat, Himarë, Libohovë, Përmet, 4 në Kuçovë, 3 në Has, Maliq, Poliçan, 2 në Mirditë, Kavajë, Bulqizë, Delvinë, Dimal, Librazhd, 1 në Pukë, Fushë Arrëz, Shijak, Dibër, Divjak, Konispol, Këlcyrë, Devoll, Berat, Belsh, Peqin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 158 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar./21Media
 
 

Back to top button