25 raste të vjedhjes së rrymës, 5 persona u arrestuan, 13 u proceduan penalisht

Policia e Shtetit Shqiptar sot ka informuar se janë evidentuar 25 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, janë arrestuar në flagrancë pesë shtetas, janë proceduar penalisht 13 shtetas dhe janë shpallur në kërkim dy shtetas të tjerë.
Gjithashtu, është vënë në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për vjedhje të energjisë elektrike në Shqipëri.
“Strukturat e Policisë së Shtetit, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjes së energjisë elektrike, gjatë kontrolleve të përbashkëta me OSHEE-në, kanë evidentuar 25 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, në të gjithë vendin. Në përfundim të veprimeve hetimore, shërbimet e Policisë kanë proceduar shtetasit që kishin bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike ose kishin ndërhyrë në matësit elektrikë në banesa apo ambiente të tjera, me qëllim për të vjedhur energjinë elektrike.”, ka bërë të ditur policia./21Media

Back to top button