​Thaçi përkujton 11 anëtarët e vrarë të familjes Asllani nga forcat serbe

 

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka përkujtuar 11 anëtarët e familjes Asllani nga Ranca e Shtimes, në 22-vjetorin e vrasjes së tyre nga forcat serbe.

“Më 26 gusht 1998, forcat serbe vranë tetë fëmijë dhe tri gra të familjes Asllani në fshatin Rancë të Komunës së Shtimes. Sot, 22 vjet pas, kujtimi është i paharruar dhe dhimbja për familjen Asllani vazhdon të jetë e njëjtë, sepse askush as për këtë krim nuk është dënuar”, shkruan Thaçi në Facebook.

Më 26 gusht 1998, forcat serbe vranë 11 anëtarë të familjes Asllani, prej të cilëve 8 ishin fëmijë të moshave të ndryshme dhe tri gra.

Në këtë ngjarje të dhimbshme kanë humbur jetën: Jalldyze Asllani (1934), Halide Asllani (1963), Ajshe Asllani (1971), Burim Asllani (1985), Lumnije Asllani (1986), Ejup Asllani (1988), Luljeta Asllani (1991), Shpend Asllani (1993), Xhafer Asllani, (1995), Antigona Asllani (1997) dhe Albiona Asllani (1998).

Ditën e kobshme në këtë fshat nga forcat serbe u ekzekutua edhe plaku 96-vjeçar Zeqir Asllani.

Më 26 gusht 1998, forcat serbe vranë tetë fëmijë dhe tri gra të familjes Asllani në fshatin Rancë të Komunës së Shtimes….

Posted by Hashim Thaçi on Wednesday, 26 August 2020

Back to top button