Kaloni te përmbajtja kryesore

Gjendet pa shenja jete një grua në Prizren

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Prizren, është gjetur e vdekur një grua.

Në raportin e përditshëm, Policia shton se, rasti është duke u hetuar dhe se, trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Prizren/ 01.06.2026 – 10:40. Është raportuar se në rrugë është gjetur një person i gjinisë femërore pa shenja jete. Njësitet relevante policore dhe ekipi i emergjencës kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion’’, thuhet në raport.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button