​Tottenham gjen zëvendësimin e Kane

 
Shumë spekulime janë duke qarkulluar mbi të ardhmen e Harry Kane, dhe si duket Tottenham veçse e ka gjetur zëvendësuesin e tij.
Skuadra londineze po synon transferimin e Dushan Vlahoviq nga Fiorentina, raporton “The Telegraph”.
“Gjelat” janë duke u përgatitur që të pranojnë faktin që sulmuesi i tyre do të largohet nga skuadra këtë verë, dhe tanimë e shohin Vlahoviq si zëvendësim ideal.
Raportohet se shuma që Tottenham duhet ta paguajë si dëmshpërblim për kartonin e sulmuesit 21-vjeçar është rreth 55 milionë euro.
Sulmuesi serb sezonin e kaluar ka shënuar 21 gola në 37 paraqitje në Serie A për klubin e Fiorentinas.

Back to top button