Egzon Shala mëson kundërshtarin në “Tokyo 2020”, i pa kënaqur me shortin

Sportisti i ekipit olimpik të Kosovës Egzon Shala ka mësuar sot kundërshtarin e tij në garat e mundjes në kuadër të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”.
Në kategorinë deri në 125 kilogramë, Shala në raundin e parë do të përballet me mundësin e Bjellorusisë Dzianis Khramiankou.
Sa i përket këtij shorti, mundësi ynë nuk është shumë i kënaqur.
“Është shorti më i keq i mundshëm. Të gjithë kundërshtarët e grupit tim janë medalistë. Bjellorusi është fitues i turneut kualifikues evropian për ‘Tokio 2020’”, ka thënë Shala për Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK).
Mundësi dhe sportisti i ekipit olimpik të Kosovës, Egzon Shala do të fillojë garat në “Tokio 2020”, më 5 gusht.

Back to top button