​U largua nga Llapi, kjo do të jetë skuadra e re e Edon Sadiut

Të martën mesfushori Edon Sadriu i ndau rrugët me skuadrën e Llapit. Lajmi u dha nga faqja zyrtare e fituesve të Kupës së Kosovës.
Sadriu kishte edhe disa javë deri në fund të kontratës me skuadrën e Tahir Batatinës, por siç u tha në njoftimin e klubit nga Podujeva, lojtari e ka kërkuar largimin për ta vazhduar karrierën në një skuadër tjetër.
E sa i përket skuadrës së re të Edon Sadiut, KP mëson se ai do të jetë pjesë e skuadrës së Ferizajt, ekip ky që e siguroi kalimin në Superligë për sezonin e ardhshëm nën drejtimin e trajnerit Arbnor Morina.
Palët janë duke i diskutuar detajet e fundit dhe shumë shpejtë pritet edhe zyrtarizimi./KP

Back to top button