Gjorgjeviq: Mali i Zi, BeH dhe Kosova kanë më shumë frikë nga hegjemonia serbe në “Ballkanin e Hapur”
Për anët negative dhe pozitive të “Ballkanit të Hapur” u debatua me analistët Ivo Gjorgjeviq dhe Nikola Srbov, të cilët ishin të ftuar në studion e TV21.
Sërbov thotë se frika e tij e vetme është se ky nuk është “maksimumi” për Maqedoninë në integrimin në BE.
“Kam frikë se nuk do të mbetemi në këtë rreth vicioz dhe se ‘Ballkani i Hapur’ mund të jetë destinacioni ynë përfundimtar drejt BE-së”, tha Sërbov.
Kurse Gjorgjeviq tha se ato vende që refuzojnë të marrin pjesë në këtë nismë, në pikëpamjet e tyre janë nacionaliste.
“Nuk e di pse vendet refuzojnë të jenë pjesë e kësaj nisme. Ato vende që nuk janë pjesë, kjo është kryesisht për shkak të politikave të tyre nacionaliste. “Mali i Zi, BeH dhe Kosova kanë më shumë frikë nga hegjemonia serbe në këtë nismë, e cila për mendimin tim është e pabazë”, tha Gjorgjeviç./TV21
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?