​Unaza kryesore e Prishtinës bëhet njëkaheshe, krijohen kolona të gjata

Sot ka filluar testimi i tretë i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të Prishtinës, në qarkore njëkahëshe për automjetet.
Mëngjesin e së premtes testimi ka shkaktuar tollovi të shumta në qytet, duke u krijuar shumë kolona veturash.
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se testimi do të vazhdojë deri të dielën.
Komuna e Prishtinës iu ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë durim përgjatë kësaj periudhe provuese të ndryshimit të qarkullimit me automjete, meqenëse qëllimi kryesor i gjithë procesit është zgjidhja afatgjate e lirimit të hapësirave të lëvizjes për këmbësorë sipas rekomandimeve të task forcës rrugore, si dhe lirimi i mbingarkesës së trafikut rrugor.
“Ju njoftojmë se, se nga dita e premte më datë 28 tetor deri të dielën më 30 tetor, vazhdon testimi i radhës i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të Kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet. Qarkorja njëkahëshe gjatë këtyre ditëve do të jetë funksionale në drejtim të rrugëve:
– Rruga “Agim Ramadani”që nga semaforët pranë ish-menzës së Studentëve e deri te rreth-rrotullimi prapa ndërtesës së Komunë
– Rruga “UÇK” nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia.
– Rruga “Migjeni” deri te ndërtesa e ish-OSBE
– Rruga “Luan Haradinaj” deri te semaforët pranë Bankës Qendrore
– Rruga “Ukshin Hoti”
– Rruga “Robert Doll””.
Sipas Komunës i gjithë procesi do të ndodhë në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës./21Media

Back to top button