Zelensky tha se për dy ditë Rusia ka nisur më shumë se 30 sulme me dronë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se Rusia ka nisur më shumë se 30 sulme me dronë në Ukrainë në vetëm dy ditë.
Ai shtoi se në total, Moska kishte kryer gjithashtu rreth 4,500 sulme me raketa dhe mbi 8,000 sulme ajrore.
Duke folur nga Kievi dhe duke qëndruar pranë atij që dukej të ishte një dron i rrëzuar iranian Shahed, Zelensky u zotua të “kapë krahët” e fuqisë ajrore të Moskës, transmeton rtv21.tv.
Zyrtarët perëndimorë besojnë se Irani e ka furnizuar Rusinë me një numër të madh dronësh, por Moska dhe Teherani e mohojnë këtë.
Kjo vjen pasi Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken e quajti përdorimin agresiv të dronëve nga Rusia “të tmerrshëm”.
Diplomati i lartë amerikan akuzoi komandantët rusë për përdorimin e pajisjeve për të “vrarë civilët ukrainas dhe shkatërruar infrastrukturën në të cilën ata mbështeten për energji elektrike, për ujë, për ngrohje” gjatë një vizite në kryeqytetin kanadez Otava.
Në javët e fundit, sulmet ruse kanë shënjestruar infrastrukturën civile të Ukrainës, duke dëmtuar furnizimin me energji elektrike dhe ujë të vendit, pikërisht kur temperaturat fillojnë të bien./21Media

Back to top button