​Vedat Muriqi uron Distrian: Krenaria jonë

Sulmuesi kosovar i Lazios, Vedat Muriqi, ka uruar xhudisten Distria Krasniqi për suksesin e arritur në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, ku ia siguroi medaljen e artë olimpike Kosovës.
Përmes një shkrimi në Twitter, Muriqi ka thënë se Distria është krenaria jonë.
Distria në kuadër të kategorisë deri në 48 kilogramë e mposhti në finale xhudisten nga Japonia Funa Tonaki, kështu duke ia siguruar Kosovës medaljen e dytë të artë olimpike në histori./21Media
 
 

Back to top button